Shqipëria
OBSH-ja ndihmon Shqipërinë me materiale mjekësore
Donacionet në materiale plotësojnë mbështetjen gjermane për Shqipërinë.
OBSH-ja së fundmi ka ndihmuar Shqipërinë me shumë materiale mjekësore. Ambasadori Zingraf dorëzoi së bashku me përfaqësuesen e OBSH-së në Tiranë, Dr. Bettina Menne, një tjetër donacion në materiale për autoritetet shëndetësore shqiptare. Pas dhurimit të respiratorëve disa muaj më parë, 1.000 aparate oksimetër – pajisje për matjen e nivelit të oksigjenit në gjak – iu dorëzuan sot Ministres së Shëndetësisë Manastirliu. Një donacion prej 500.000 maskash për personelin mjekësor do të pasojë së shpejti, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se donacionet në materiale plotësojnë mbështetjen gjermane për Shqipërinë, e cila tashmë është në formën e një pakete prej më shumë se 10 milionë euro për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe financimin shtesë të Fondit të Garancisë së Kredive Rurale për të zbutur pasojat ekonomike të pandemisë, siguruar programe trajnimi për personelin mjekësor dhe dhënë ndihma humanitare për grupet në nevojë.
Për sigurimin e vaksinave, BE ka mundësuar një paketë prej 70 milionë eurosh për 6 vendet partnere të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.
Edhe në Gjermani, vetëm një pjesë shumë e vogël e popullsisë është vaksinuar dhe kuptohet që njerëzit janë të paduruar. Nisur nga kjo situatë, Ambasadori Zingraf i sheh qëndrimet kritike të Kryeministrit si një shenjë e padurimit në kohë krize.
Ambasadori Zingraf falënderon spitalet, mjekët/et dhe infermierët/et për punën e tyre të vështirë dhe u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojë të respektojnë masat e nevojshme parandaluese. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe











