Lajme
OBSH: Virusi HMPV i përhapur në Kinë nuk përbën rrezik pandemie
Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Harris, tha se virusi respirator Metapneumovirusi njerëzor (HMPV) i përhapur në Kinë nuk përbën rrezik për një pandemi të re, duke bërë thirrje për trajtim simptomatik për të luftuar këtë virus.
Harris vlerësoi numrin në rritje të rasteve me virusin HMPV në Kinë që nga dhjetori i vitit të kaluar si dhe panikun që shkaktoi ky rast në mbarë botën.
Sipas saj, HMPV nuk është një virus i ri. “Ky është një nga viruset e zakonshme që shkakton ftohjen e zakonshme. Virusi u identifikua për herë të parë në Holandë në vitin 2001. Por besojmë se ka qenë në popullatën njerëzore për breza. Në fakt, shumica e njerëzve kanë zhvilluar antitrupa kundër tij deri në moshën 5-vjeçare. Sepse është një nga viruset që qarkullon sidomos në muajt e dimrit dhe shkakton ftohje”, u shpreh ajo.
Ajo tregoi se Kina të gjitha infeksionet e ndryshme respirative që shihen në popullatë i mban nën mbikëqyrje të rreptë, duke theksuar se “Vetëm rreth 5 në 100 raste (respiratore) të zbuluara në Kinë janë virus HMPV dhe shumica e rasteve janë në fakt grip sezonal. Ne nuk shohim ndonjë problem të veçantë me këtë virus (përsa i përket shkaktimit të një pandemie të re)”.
“Nuk ka asnjë rast urgjence në Kinë dhe as në spitalet atje. Megjithatë, çdo vend që përjeton dimër dhe është i ftohtë do të ketë më shumë raste të virusit të frymëmarrjes”, shtoi Harris.
– “Është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet të përgatiten për viruset e frymëmarrjes dhe viruset e reja”
Duke kujtuar se raste të virusit HMPV janë zbuluar edhe në disa vende të tjera si në Kinë, Harris tha se kjo nuk shkakton ndonjë problem të madh për sistemin shëndetësor dhe se problemi më i madh për momentin është shtimi i rasteve të gripit sezonal.
Ajo pohoi se është e nevojshme që personat e pambrojtur duhet të vaksinohen, duke u bërë thirrje atyre që e kanë neglizhuar këtë të vaksinohen.
“Është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet të përgatiten për viruset e frymëmarrjes dhe viruset e reja. Është thelbësore që sistemi mbarëbotëror i mbikëqyrjes të mbetet vigjilent. Sepse mënyra më e mirë për të ndaluar çdo pandemi është zbulimi i rritjes në rastet sapo të ndodhë. Aktualisht nuk e shohim këtë në virusin HMPV”, theksoi Harris.
Harris mes tjerash theksoi se HMPV nuk shkakton ndonjë problem të madh shëndetësor dhe se shumica e njerëzve e kalojnë atë vetëm me rrjedhje hundësh dhe bllokim që zgjat disa ditë.
“Megjithatë, të moshuarit me sistem të dobët imunitar, ata me sëmundje kronike, sëmundje të zemrës, diabet, ata që i nënshtrohen trajtimit të kancerit ose fëmijët nën moshën 5 vjeç mund të sëmuren më rëndë. Prandaj, këto grupe duhet të mbrohen gjithmonë nga ekspozimi ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes që mund t’i bëjnë ata më të sëmurë. Nëse jeni të ftohur, mos i ekspozoni fëmijët e vegjël ose të moshuarit ndaj infeksionit tuaj. Nëse njerëzit në rrezik e dinë që virusi po qarkullon, ata duhet të mbrojnë veten duke vendosur maska në mjedise të mbushura me njerëz. Nëse ka një vaksinë të përshtatshme, duhet të vaksinohet”, u shpreh zëdhënësja e OBSH-së, Harris.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me hapësirat e përbashkëta dhe duhanin renditen menjëherë... -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë













