Shqipëria
OBT: Eksportet ‘Made in Albania’, dominojnë në tregjet e huaja
Dy sektorët që dominojnë eksportet “Made in Albania” në tregjet e huaja janë bujqësia dhe fasoneria
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka publikuar një raport, ku tregon një pasqyrë gjithëpërfshirëse të produkteve kryesore të eksportit shqiptar.
Sektorët që dominojnë eksportet “Made in Albania” në tregjet e huaja janë bujqësia dhe fasoneria.
Të dhënat e këtij raporti tregojnë se në vitin 2018, Shqipëria ka eksportuar rreth 2.9 miliardë dollarë produkte, ndër të cilat dominojnë eksportet e prodhimeve nga manifaktura që zë pjesën kryesore me rreth 70%, më pas vijnë hidrokarburet dhe minierat me rreth 17% për të vazhduar me eksportet agrobujqësore që zënë rreth 12%, shkruan ‘shqiptarja.com’.
Sipas raportit, Shqipëria renditet në vendin e parë për eksportet e produkteve jobujqësore, që kapin shifrën e 227 milionë dollarëve në fund të vitit 2018. Nërsa në vendin e dytë renditen eksportet e fasonerisë, këpucët dhe artikujt e lëkurës. Sipas raportit, në vend të tretë vijnë kostumet për burra dhe në vend të katërt bluzat për burra e djem.
Gjithashtu raporti i OBT-së cilëson me peshë të rëndësishme edhe eksportin e energjisë elektrike.
Eksporti i produkteve bujqësore, domatet e freskëta apo të shtypura, renditen në vend të parë, me rreth 38 milionë dollarë në vit, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













