Lajme
OECD: Tregtia e falsifikimeve arrin 400 miliardë franga
Vlera e rrjeteve ndërkombëtare të falsifikimit është vlerësuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në 400 miliardë franga, por kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Në një raport të fundit, OECD paralajmëron se, për shkak të metodave gjithnjë e më të sofistikuara të mashtruesve, shifrat reale mund të jenë dukshëm më të larta, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Sektori i prekur? Pothuajse çdo gjë. Nga veshjet dhe këpucët, tek çantat, lodrat, kozmetika dhe deri te ilaçet pak produkte i shpëtojnë këtij fenomeni. Falsifikimi nuk përbën vetëm një kërcënim ekonomik, por është gjithashtu një rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin publik. Produktet e falsifikuara nuk i përmbushin standardet zyrtare të cilësisë dhe prodhimit dhe shpesh përmbajnë përbërës të dëmshëm.
“Falsifikuesit po i zhvendosin bazat e prodhimit më afër konsumatorëve për të shmangur doganat dhe kontrollet,” shpjegon Morgane Gaudiau, ekonomiste në grupin e punës të OECD-së për luftën kundër falsifikimit, në një intervistë për RTS. Për më tepër, ata janë gjithnjë e më të shpejtë në prodhimin e kopjeve të reja të produkteve të njohura, duke krijuar madje faqe të personalizuara interneti dhe duke shfrytëzuar platforma të mëdha të tregtisë elektronike për shpërndarje, transmeton albinfo.ch.
Përballë kësaj dinamike, kontrolli bëhet gjithnjë e më sfidues. “Doganat janë të mbingarkuara dhe shpesh kanë mungesë burimesh,” thekson raporti. Kjo u mundëson falsifikuesve të futin produkte të rrezikshme në treg pa hasur pengesa të mëdha.
OECD u bën thirrje vendeve anëtare të rrisin bashkëpunimin ndërkombëtar, të investojnë më shumë në kapacitetet e doganave dhe të ndërmarrin fushata të ndërgjegjësimit për konsumatorët. Lufta kundër falsifikimit kërkon angazhim të përbashkët dhe zgjidhje teknologjike për të mbrojtur jo vetëm industrinë, por edhe jetën e përditshme të qytetarëve, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane Java e ardhshme do të jetë me stuhi. Erëra të forta po fryjnë mbi Zvicër. Qeveria... -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër











