Bota
Ofertat më të mira për Vitin e Ri
Festa e Vitit të Ri po afrohet, derisa po rriten numri i rezervimeve në vende të ndryshme.
Por, nëse ende nuk keni vendosur ku dhe jeni në dilemë, atëherë ka disa vende mjaft të mira, me atmosferë shumë të mirë dhe që nuk kushtojnë shumë.
Njëri ndër këto vende është edhe Budapesti. Një qytet mjaft i bukur. Paketa e fundvitit përfshin pijet që kushtojnë 60 euro për person, 3 net – 275 euro për person me tre orë guidë. Udhëtimi nuk është i përfshirë, shkruan ‘Monitor’.
Një vend tjetër i bukur është Dublini. Atmosfera në fundvit këtu është elektrizuese, e cili shoqërohet nga New Year’s Festival, një event që zgjat dy ditë me koncerte roku dhe spektakle të ndryshme animimi për të mëdhenj e të vegjël. Viti i Ri pritet me një spektakël dritash në qiellin e kthjellët, të cilat burojnë nga Dublin’s Spire. (Paketa udhëtimi, 3 net përfshirë koktej, 390 euro, ireland.com), përcjell albinfo.ch.
Viti i Ri në Valencia. Është një ndër destinacionet më të mira për familjet me fëmijë të cilëve u pëlqen shumë të vizitojnë Oceanografic, akuariumin më spektakolar në Evropë në Qytetin futuristik të Artit dhe Shkencës, tanimë i shndërruar në simbol të qytetit, që shndërrohet në një pistë të madhe patinazhi, me një hapësirë që u rezervohet më të mëdhenjve dhe një më të vegjëlve, (paketë turistike 29 dhjetor – 1 janar, dhomë 2 persona 90 euro, darka e mbrëmjes së fundvitit 72 euro, për fëmijët ulje me 50 për qind).
Viti i Ri në Austri. Kufstein është një fshat historik dhe një destinacion mes Insbrukut e Salsburgut në të cilin gjendet dhe një kështjellë antike mesjetare. Brenda mureve të saj ngrihen tenda me specialitete gastronomike – ëmbëlsira dhe pjata të tjera dhe artizanësh, pranë të cilave ju mund të ndalni për të parë punimet prej druri dhe teknikave të tyre. Për mbrëmjen e fundvitit ju mund të shkoni në luginën Kaisertal, Gasthaus Veitenhof, ku do të shijoni specialitete të mbrëmjes. Dhe në mesnatë, do të shijoni spektaklin e fishekzjarrëve (31 € për person, kufstein.com. Paketë 3 net, për 2 persona, b&b 225,60 €, kufstein.com).
Viti i Ri në Republikën Çeke. Atmosfera elektrizuese në Brno, i cili konsiderohet edhe si qyteti më i mirë për të jetuar në Çeki. I cilësuar ndryshe edhe si “Vjena e vogël”, për ndërtesat në stilin barok dhe Liberty, ka një qendër historike me pub-e ku mund të shijoni Starobrno, birrën e famshme të qytetit. Ju duhet të vizitoni edhe muzeun Capuchin Crypt dhe fortesën Špilberk. Po aq e bukur është edhe Vila Tugendhat, e cila është konsideruar një ndër kryeveprat e arkitektit Ludwig Mies van der Rohe dhe pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s. Për të festuar mund të shkoni pastaj në Metro Music Bar, dhe më tej në Barcelo Brno Palace, një ndërtesë e shekullit XIX, me një menu me pjata tradicionale dhe ndërkombëtare. (Mbrëmja e fundvitit 38 € për person, barcelo.com-brno).
Viti i Ri në Portorose, Slloveni. Ju mund të çlodheni në një banjo termominerale në qendrën termale Lifeclass të Portorose në Slloveni, para se të zhyteni në Spa e Grand Hotel. Ju mund të çlodheni mes masazheve Thai dhe trajtimeve kundër plakjes. Kjo është një mënyrë e mirë për të pritur Vitin e Ri. Nëse koha është e mirë, ju mund të bëni një ecje në rrugën që lidh Pirano me Fiesso.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













