Fotolajmi
Ofertë 10 vjeçare për Blerim Xhemailin
Futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili mund të largohet nga ekipi aktual Galatasaray për t`u rikthyer në Zvicër
Këto ditë anëtari i përfaqësueses zvicerane ka pranuar një ofertë mjaft joshëse nga nënkampioni i Zvicrës, Young Boys.
Klubi verdh e zi i ka ofruar kontratë 10 vjeçare mesfushorit shqiptar.
Gazeta zvicerane “Blick”, shkruan se presidenti i klubit Christian Constan ka udhëtuar me avionin privat për në Stamboll ku pritet t`ia paraqesë ofertën futbollistit Xhemaili, transmeton “albinfo.ch”.
Në kontratë parashihet një marrëveshje pesë vjeçare si futbollist ndërsa pesë vite të tjera Xhemaili do ta bëjë punën e drejtorit sportiv në klub.
Në anën tjetër klubi turk Galatasaray është pajtuar që ta shesë Xhemailin për dy milionë euro, shumë kjo që nuk paraqet problem për ekipin Young Boys.
Edhe pse djaloshi nga Tetova ka marrë oferta edhe nga Seria A dhe Liga Premier, duket se kjo ofertë mund ta bindë atë që të kalojë në kryeqytetin zviceran, në Bernë.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane











