Kosova
Oficeri zviceran me shërbim në Kosovë gjykohet për përshëndetjen hitleriane
Gjykata ushtarake e apelit ka zbuluar se nuk ishte e qartë nëse togeri, me gjestet e tij kishte bërë propagandë, kështu që e ka bartur rastin në Gjykatën e Kasacionit
Më 4 nëntor të vitit 2017, oficeri M. N. nga Kantoni Thurgau, me shërbim në Swisscoy ishte në lokalin “Brandhüsli” në kampin fushor të Prizrenit në Kosovë. Aty po zhvillohej një festë në të cilën M. N., i dehur, kishte ngritur krahun duke bërë përshëndetjen e Hitlerit dhe kishte bërtitur “Heil Hitler!” dhe “Sieg Heil!”.
Më pas atij iu kërkua nga një nëpunëse bari të largohej nga vendi. M. N. e ka goditur me dorë në fytyrë, transmeton albinfo.ch. Drejtësia ushtarake e ka akuzuar togerin nga Thurgau për diskriminim racor.
Rifillimi i seancës para gjykatës së apelit
Në Zvicër, përshëndetja e Hitlerit është e ndaluar vetëm nëse përdoret për të propaganduar nacionalsocializmin. Por, shprehja e pikëpamjeve personale përmes kësaj shenje, është e lejuar. Prandaj, M. N. u dënua fillimisht nga Gjykata Ushtarake e St. Gallenit vetëm për dehje, por jo për diskriminim racor, shkruan 20minuten.ch.
Gjykata ushtarake e apelit ndërkohë ka zbuluar se nuk ishte e qartë nëse togeri, me gjestet e tij kishte bërë propagandë.
Për rrjedhojë, prokurorët e ushtrisë e bartën vendimin në shkallën më të lartë, në Gjykatën Ushtarake të Kasacionit, përcjell albinfo.ch. U argumentua se M. N. kishte vepruar me qëllim të përcjelljes së një ideologjie diskriminuese racore dhe në këtë mënyrë kishte për qëllim të ndikonte tek të pranishmit.
Katër vjet më vonë, Gjykata e Kasacionit ka rënë dakord me prokurorët se me këtë rast ishte e përmbushur vepra e diskriminimit racor. Për këtë arsye çështja do të shqyrtohet sërish më 26 nëntor në Gjykatën e Apelit, ka raportuar “blick”.
Vihet në pikëpyetje Ligji Penal
Ky rast ka ngritur pikëpyetje për situatën ligjore. Deputetja nacionale nga PS, Gabriela Suter do të paraqesë një nismë parlamentare ndërpartiake për këtë temë në seancën e ardhshme. Nisma synon të bëjë të dënueshëm përdorimin publik të gjesteve nacionalsocialiste edhe nëse ato nuk përdoren për qëllime propaganduese, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, sipas nismës, të gjitha shenjat dhe gjestet diskriminuese racore duhet të ndalohen.
“Problemi është se përshëndetja e Hitlerit është e ndaluar vetëm nëse e përdorni për të bërë propagandë,” tha Suter për 20 Minuten.
Kritika të mprehta nga SIG (Hebrenjtë e Zvicrës)
Gjeste të tilla janë të patolerueshme edhe për Shoqatën Zvicerane të Komuniteteve Izraelite (SIG): “Gjestet dhe shprehjet naziste janë tërësisht të papranueshme. Nëse ato përdoren nga një oficer i ushtrisë zvicerane që ka një funksion model, është shumë shqetësuese”, thotë Jonathan Kreutner, Sekretar i Përgjithshëm i SIG-së, përcjell albinfo.ch. Incidente të tilla nuk ndodhin shpesh në Zvicër, por ato nuk duhet të nënvlerësohen. “Ato duhet të trajtohen me ashpërsi dhe nnë mënyrë të vendosur”, ka thënë Kreutner.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë fushatë për këtë, thotë Kreutner. Dhe më tej: “Në parim, prej vitesh kemi qenë të mendimit që gjestet naziste duhet të ndalohen. Kjo tregon një ndjenjë raciste, përhapja e së cilës duhet të parandalohet”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











