OJQ-të alarmojnë: sistemi i ndihmave emergjente nuk po funksionon!
Sumica e azilkërkuesve me status të refuzuar, kanë kaluar në ilegalitet ose vazhdojnë të jetojnë nga ndihmat emergjente
Organizata për mbrojtjen e refugjatëve “Flüchtlingshilfe” bashkë me OJQ tjera zvicerane kanë apeluar për një rishikim të sistemit të ndihmës emergjente për azilkërkuesit, sistem ky që praktikohet vitet e fundit.
Sipas tyre, ky sistem nuk po funksionon. Është vetëm një numër simbolik i azilkërkuesve që marrin ndihma emergjente dhe që kanë vendosur të kthehen në vendet prej nga kanë ardhur. Bindja e refugjatëve për tu kthyer, ishte qëllimi të cilin ia kishte vënë vetes Qeveria e Zvicrës kur kishte vendosur të fuste në funksion sistemin e “ndihmës emergjente”.
Ka ndodhur e kundërta, shumica e azilkërkuesve të cilëve u është refuzuar kërkesa për strehim, kanë kaluar në ilegalitet ose vazhdojnë të jetojnë nga ndihmat e tilla, emergjente. Të dyja këto mënyra jete, sipas apeluesve, janë jo të denja për njeriun.
Një propozim i tyre është rritja e shumës së të hollave për kthim, si një motivim për tu kthyer azilkërkuesit në vendet e prejardhjes.
Shuma maksimale ditore që aktualisht marrin azilkërkuesit si ndihmë emergjente është 12 franga.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












