Lajme
OKB: Bota po përballet me krizë ushqimore, energjetike dhe ekonomike
Në 100 ditët e luftës së Ukrainës ndaj pushtimit të Rusisë , sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë sërish thirrje për t’i dhënë fund dhunës.
“Përsëris thirrjen time për ndalimin e menjëhershëm të dhunës, për të mos penguar qasjen humanitare për të gjithë ata në nevojë, për evakuim të sigurt të civilëve të bllokuar në zonat e luftimit dhe për mbrojtje urgjente të civilëve dhe respektim të të drejtave të njeriut në përputhje me normat ndërkombëtare”, tha Guterres në një deklaratë, transmeton Cnn përcjell Albinfo.ch.
Ai tha se konflikti tashmë ka vrarë mijëra njerëz dhe ka zhvendosur miliona të tjerë dhe se lufta “ka rezultuar në shkelje të papranueshme të të drejtave të njeriut dhe po ndez një krizë globale tredimensionale në ushqim, energji dhe financa, që po godet më së shumti njerëz, vende dhe ekonomi vulnerabël”.
Guterres tha se OKB-ja është e përkushtuar ndaj përpjekjeve humanitare, por në fund të fundit, negociatat dhe dialogu do të jenë të nevojshme për të zgjidhur konfliktin.
“Sa më shpejt që palët të angazhohen në përpjekjet diplomatike të mirëbesimit për t’i dhënë fund kësaj lufte, aq më mirë për hir të Ukrainës, Rusisë dhe botës,” tha ai
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











