Lajme
OKB kërkon hetim për fatin e të zhdukurve në Siri
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje që të formohet një institucion i ri ndërkombëtar për të përcaktuar fatin dhe vendin e personave të zhdukur në Siri dhe për të siguruar mbështetje për të afërmit e viktimave.
Gjatë fjalës së mbajtur në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku u diskutua situata e personave të zhdukur në Siri, Guterres tha se komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi për “shërimin” e popullit të Sirisë dhe sigurimin e paqes së vazhdueshme, si dhe shtoi se familjet nga çdo shtresë e vendit kanë anëtarë të humbur të familjes.
Më tej, sekretari i përgjithshëm i OKB-së tha se disa persona janë rrëmbyer, ndaluar, torturuar dhe arrestuar në mënyrë arbitrare dhe se shumica e këtyre personave janë meshkuj.
Duke theksuar se situata është urgjente, Guterres tha se “mbetet i panjohur fati dhe vendi ku ndodhen rreth 100 mijë sirianë. Duhet të veprojmë me vendosmëri dhe shpejtësi për të zgjidhur këtë situatë të dhimbshme”.
“I bëj thirrje Asamblesë së Përgjithshme që të formojnë një institucion të ri ndërkombëtar për të përcaktuar fatin dhe vendin e personave të zhdukur në Siri dhe për të siguruar mbështetje për të afërmit e viktimave“, deklaroi Guterres.
Duke u bërë thirrje për bashkëpunim të gjithë vendeve anëtare dhe palëve në konflikt, Guterres theksoi se kjo në të njëjtën kohë është një përgjegjësi morale.
Edhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, duke mbështetur shefin e OKB-së për formimin e një institucioni të ri, tha se është e rëndësishme që ky institucion të veprojë në bashkëveprim me institucionet aktuale.
“Përmasa e krizës lidhur me personat e zhdukur në Siri është shumë e madhe. Fakti që mijëra persona në një gamë të gjerë përfshin fëmijë, gra dhe të moshuar, sjell bashkë edhe thirrjen për të kaluar në veprim në mënyrë të fuqishme”, tha Türk, raporton AA.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit Mbështetës nga diaspora para Speciales në ditën e deklaratës përmbyllëse të mbrojtjes... -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike











