Lajme

OKB: Marrëveshja për grurin është në fuqi, vazhdojnë eksportet

Derisa Rusia ka deklaruar se ka pezulluar marrëveshjen me Ukrainën për eksportin e grurit, megjithatë Kombet e Bashkuara konsiderojnë se marrëveshja është në fuqi dhe se eksportet mund të vazhdojnë, përcjell albinfo.ch.

“Iniciativa jonë, marrëveshja e grurit dhe angazhimet e bëra mbeten në fuqi”, bëri të ditur koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, Martin Griffiths në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot në Nju Jork.

Ndërkohë që të shtunën, Rusia pezulloi marrëveshjen, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe OKB-ja duke u arsyetuar  në sulmet me drone nga forcat ukrainase në flotën e saj të Detit të Zi.