Lajme
OKB: Masa të ashpra kontrolli për eksportet e armëve
Thuhet se nevojiten kontrolle të ashpra ndaj eksportit, ndërmjetësimit, importit, tranzitit, ruajtjes dhe ritransferimit të armëve dhe municioneve për të parandaluar që ato të bien në duart e gabuara, tha përfaqësuesi i lartë i Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Çarmatimit (UNODA), Izumi Nakamitsu.
Referuar përfaqësuesit të OKB-së, Nakamitsu, transferimi i armëve dhe municioneve duhet të përfshijë gjithashtu vlerësimet e rrezikut para dërgesës dhe kontrollet pas dërgesës, të tilla si inspektimet në terren dhe kontrollet e përdoruesit përfundimtar.
Nakamitsu e mbajti fjalimin me rastin e takimit të parë publik të muajit të presidencës ruse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë së cilit delegatë të shumtë iu referuan konfliktit në Ukrainë, shkruan ANSA.
“Parandalimi i rënies së armëve në duar të gabuara kërkon bashkëpunim të fortë dhe shkëmbim informacioni midis shteteve importuese, tranzitore dhe eksportuese, si dhe sistemeve thelbësore të gjurmimit”, tha ai.
Sipas Nakamitsu, transferimet e paligjshme dhe të parregulluara të armëve mund të shkaktojnë dhe të zgjasin konfliktin e armatosur, të nxisin dhunën me armë, terrorizmin dhe krimin.
“Për të adresuar këto rreziqe, shtetet kanë krijuar një sërë traktatesh, marrëveshjesh dhe kornizash ndërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe për kontrollin e armëve për të parandaluar dhe çrrënjosur tregtinë e paligjshme dhe për të nxitur transparencën në transferimet e armëve”, theksoi përfaqësuesi i lartë i UNODA-s.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












