Lajme
OKB pezullon mbështetjen për Afganistanin, shkak shkelja e të drejtave të grave
Disa programe të OKB-së në Afganistan janë pezulluar përkohësisht pas ndalimit të talebanëve për gratë që punojnë në organizatat joqeveritare (OJQ), deklaroi Komiteti i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara (IASC).
”Ndalimi i grave për të kryer punë humanitare në Afganistan ka pasoja të menjëhershme dhe kërcënuese për jetën për të gjithë afganët”, theksoi IASC në një deklaratë, duke u kërkuar talebanëve që të heqin ndalimin, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
“Ndërsa organizatat humanitare vazhdojnë të angazhohen ‘de facto’ me autoritetet, ne nuk mund të injorojmë kufizimet operacionale me të cilat përballemi tani si një komunitet humanitar”, theksoi komiteti, i cili përfshin 18 organizata të OKB-së dhe organizata të tjera dhe është forumi i koordinimit humanitar të nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara.
“Ne do të përpiqemi të vazhdojmë aktivitetet shpëtimtare dhe urgjente nëse ato nuk pengohen… Por ne parashikojmë që shumë aktivitete do të duhet të ndërpriten pasi ne nuk mund të ofrojmë ndihmë parimore humanitare pa punëtorë humanitar”, thuhet në deklaratë.
Deklarata, e nënshkruar nga shefat ekzekutivë të organizatave humanitare, përfshirë shefin e ndihmës së Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths dhe shefin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksuan se ”disa programe urgjente tashmë janë dashur të pezullohen për shkak të mungesës së stafit femëror”.
Situata humanitare në Afganistan konsiderohet e pasigurt.
Që kur talebanët u kthyen në pushtet, vitin e kaluar mes tërheqjes së trupave ndërkombëtare, ekonomia ka rënë.
Vendi ka një popullsi prej 37 milionë banorësh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve Në muajin janar janë regjistruar mbi 358 mijë udhëtarë dhe mbi 1,150 fluturime, duke shënuar rritje... -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












