Lajme
OKB u kërkon shteteve të rrisin pagat
Njerëzit duhet të ndihmohen që të mos pëballen me urinë, u shpreh Olivier De Schutter, ekspert i Kombeve të Bashkuara për varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut.
Shtetet duhet të sigurohen që përfitimet sociale dhe pagat të rriten në linjë me inflacionin, në të kundërtën, njerëzit mund të përballen me uri e do ta kalojnë dimrin në të ftohtë.
“Nuk është hiperbolë nëse them që nëse qeveritë nuk rrisin përfitimet dhe pagat në përputhje me inflacionin, do të ketë jetë të humbura”, ka thënë ai, transmeton cnn, përcjell Albindo.ch.
Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime të tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë së koronavirusit, dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës.
“Qoftë në Evropë, ku inflacioni ka prekur një rekord prej 10 për qind, apo në Afrikën nënsahariane, ku çmimet e ushqimit janë rritur për gati 24 për qind, buxhetet familjare në gjithë botën janë duke tkurrur përtej pikës kritike”, vijon më tej eksperti.
Ekspertët e OKB-së janë të pavarur. Ata nuk flasin në emër të organizatës, por kanë mandat për të raportuar gjetjet e tyre në Këshillin e të Drejtave të Njeriut.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet i vdekur në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut