Shqipëria
Olaf Scholz, të hënën në Tiranë
Raportohet se kancelari gjerman do të marrë pjese në Samitin e Procesit te Berlinit dhe pritet të bëjë takime bilaterale edhe me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se Olaf Scholz do të udhëtojë të hënën për një viizitë të shkurtër në Tiranë, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, të premten, më 13.10.23, në konferencën e shtypit të qeverisë gjermane, në Berlin. Scholz do të marrë pjesë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet për herë të parë në në një vend jashtë Bashkimit Evropian. Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2015 për të mbështetur integrimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.
Përveç kancelarit Scholz, në takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel. Samiti i mëparshëm i Procesit të Berlinit u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar në Berlin. Aty u festua si arritje e madhe nënshkrimi i tri marrëveshjeve të lëvizshmërisë. Deri tani ato nuk janë implementuar, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Marrëveshjet e lëvizshmërisë do të ishin një hap i rëndësishëm përpara për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, në kuadër të të cilit deri tani është arritur vetëm ulja e tarifave roaming. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, temë tjetër është edhe transformimi ekologjik dhe digjitalizimi.
Hebestreit tha se Scholz do të kërkojë kontakt edhe me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, siç e bëri në Granadë, të Spanjës, në takimin e Bashkësisë Politike. Nëse në takimin e Tiranës do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kjo nuk dihet ende, u tha në Berlin.
Diferenca mes Serbisë dhe Kosovës
Pas sulmit terrorist të Banjskës, diferencat mes Kosovës dhe Serbisë janë thelluar edhe më shumë. Kosova, edhe pse e përkrah nismën e Procesit të Berlinit, pret nga takimi që të mbahet një qëndrim i qartë ndaj Serbisë. Unë pres që “të shpjegohet që është një kërcënim i drejtpërdrejtë i projektit evropian të integrimeve, madje të thuhet më drejtpëdrejt përgjegjësia që e ka pasur shteti serb në aktin e agresionit të 24 shtatorit”, tha kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë me DW.
Në takimin përgatitor të ministrave të jashtëm të Procesit të Berinit, i cili u mbajt të premten e kaluar në Tiranë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk pranoi të dilte në një fotografi të përbashkët, ku në sfond të ishte flamuri i Kosovës.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha në takim se rruga e vendeve të Ballkanit Perëndirmor drejt BE-së është e mundur vetëm së bashku, dhe duke njohur dhe respektuar integritetin territorial. Ajo mund të bëhet vetëm kur e kupton se siguria është reciproke.
Edhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i tha DW në një interivstë ekskluzive se tensione të tilla si ai Banjskës, më 24 shtator, nuk duhet të përsëriten më dhe se janë toksike për të gjithë rajonin.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












