Lajme
Omicron po ‘kufizon’ Evropën
Evropa është duke u përballur me një rritje të të infektuarve, shqetësime që shtohen nga varianti Omicron dhe nga festat e fundvitit.
Disa shtete kanë nisur të rikthejnë një sërë kufizimesh qoftë për udhëtimet por edhe brenda kufijve të tyre.
Të gjithë ata udhëtarë të duan të shkojnë në Itali duhet të kenë një test negativ edhe nëse janë të vaksinuar. Nëse nuk janë të vaksinuar duhet të izolohen 5 ditë.
Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë në shtetin fqinj vetëm për arsye specifike. Italia ka zgjatur gjendjen e emergjencës deri më 31 mars 2022 dhe shumë shpejt do të kërkojë test negativ edhe për të vaksinuarit që duan të hyjnë në bare, apo të tjera ambiente publike.
Në Greqi ka nisur vaksinimi i fëmijëve ndërsa të rriturit që nuk vaksinohen nga 16 janari do të gjobiten çdo muaj me 100 euro. Edhe për të udhëtuar në shtetin fqinj edhe nëse jen i të vaksinuar duhet të keni një test negativ PCR ose test të shpejtë.
Për shkak të frikës nga Omicron, Gjermania forcoi masat për turistët nga Britania e Madhe. Ndonëse duhet të kenë test negativ e certifikatë ata e duhet të futen 14 ditë në karantinë. Personat që janë të pa vaksinuar brenda vendit nuk lejohen në bare, evente kulturore apo sportive.
Holanda u rikthye në izolim kombëtar. Zvicra forcoi masat ndaj të pavaksinuarve, ndërsa në mbledhjet familjare lejohen vetëm 10 persona.
Franca nga 10 dhjetori ka mbyllur club-et e natës dhe ka anuluar eventet për festa. Kërkohet që qytetarët të marrin edhe dozën e tretë për të përditësuar certifikatën COVID.
Në Austri, shtetrrethimi nis në orën 23:00 dhe maskat kërkohen në ambientet publike.
Për të shkuar në Austri, përveç certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19 është e domosdoshme të keni edhe një test PCR.
Në të gjitha shtetet festat e fundvitit sërish do të jenë të kufizuara me shqetësimin se varianti Omicron do të na shoqërojë në muajt e parë të vitit 2022./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër Një gjykatë tani ka urdhëruar që sipërmarrësja të mbahet në paraburgim, e dyshuar për delikte financiare... -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg















