Kosova
Operacion i madh në Francë, arrestohen 55 burra për pedofili
Bëhet e ditur se pesëdhjetë e pesë burra anembanë Francës u arrestuan midis së hënës dhe mëngjesit të së enjtes, si pjesë e një operacioni të gjerë për të çmontuar një rrjet pedofilësh që vepronte përmes shërbimit të mesazheve Telegram, sipas Zyrës Franceze për Mbrojtjen e të Miturve (OFMIN), përcjell slbinfo.ch.
Të dyshuarit, të moshës midis 25 dhe 75 vjeç, akuzohen se kanë shkëmbyer mesazhe në Telegram me një abuzues seksual fëmijësh ” jashtëzakonisht të rrezikshëm” i cili u arrestua në verën e vitit 2024 dhe fëmijët e tij u shpëtuan pas abuzimit që kishin pësuar, tha për CNN të enjten Quentin Bevan, drejtues i njësisë operacionale të OFMIN-it.
” Këta 55 individë kanë shkëmbyer të gjithë materiale CSAM (Material për Abuzim Seksual të Fëmijëve) me këtë pedofil të rrezikshëm, kështu që kishim prova digjitale që i implikonin të gjithë”, tha Bevan.
Ai theksoi se arrestimet janë :” fryti i një hetimi dhjetëmujor “
Ishte një hetim i madh dhe një operacion infiltrimi në këtë grup në Telegram. Na u desh të ndiqnim shkëmbimet, t’i analizonim dhe të identifikonim individët që fshiheshin pas pseudonimeve në Telegram veçanërisht ata që kishin fëmijë, që kishin precedentë penalë, ose që punonin në profesione të ndjeshme që përfshijnë kontakt me fëmijë”, tha Bevan.
Ky i fundit shtoi se burrat ishin të të gjitha moshave dhe shtresave shoqërore: prindër, nëpunës civilë, ushtarakë dhe punonjës të shëndetësisë. Në Francë, zotërimi dhe shpërndarja e materialeve që përmbajnë abuzim seksual të fëmijëve dënohet me pesë vjet burg dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh.
Ndryshe, ky nuk është rasti i parë me profil të lartë që përfshin këtë platformë në Francë. Në gusht të vitit 2024, themeluesi i Telegramit, Pavel Durov, u ndalua në Aeroportin Le Bourget të Parisit mbi bazën e një urdhër-arresti që lidhej me politikat e moderimit të Telegramit.
Autoritetet franceze ngritën akuza ndaj Durov-it më 28 gusht 2024, për disa vepra penale, përfshirë pastrim parash dhe shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.
Durov deklaroi më pas se ishte i përkushtuar për të përmirësuar moderimin në aplikacionin e tij dhe se autoritetet po përpiqeshin ta mbanin “personalisht përgjegjës për përdorimin e paligjshëm të Telegram-it nga persona të tjerë”.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













