Kosova
Operacion policor, konfiskohen thasë me drogë në Suharekë
Drejtoria për Hetimin dhe Luftimin e Narkotikëve – Njësia në Prizren dhe Njësia e Ferizajt, gjatë punës operative dhe marrjes se informatave nga burime relevante, dje me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe aprovimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me iniciale (K.B.) në fshatin Sallagrazhd, komuna e Suharekës, me dyshimin se në shtëpinë e tij gjendet një sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë.
Asistim në këtë operacion kanë ofruar edhe Njësitet për reagim të shpejtë (NJRSh), patrullat policore të stacionit Policor në Suharekë, si dhe forenzika rajonale. Sipas detyrës zyrtare, janë ftuar edhe dy avokatë mbrojtës.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat si në vijim:
“Njё (1) thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pesë (5) kg; Njё (1) thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pese (5) kg; Njё (1) thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë katërqind (400) gram; Një (1) peshore elektrike ngjyrë e bardhë , (3) rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancës narkotike; Një (1) aparat elektronik për shërbim të vakumimit të qeseve plastike –paketim të marihuanës”, njofton policia.
Policia njofton se njësitet relevante policore janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin dhe po punojnë “me intensitet të madh në arrestimin e personit të dyshuar që këto momente ndodhet në arrati”.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, veçanërisht masa rigoroze ligjore do të aplikohen ndaj personave të përfshirë në përdorim shitje apo abuzim me substanca narkotike”, përfundon njoftimi i policisë.
E-Diaspora
-
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe Ritet dhe vallet tradicionale të arbëreshëve, të mbajtura të martën pas Pashkëve, u cilësuan si lidhje... -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë












