CH-Ballkani
Operacioni i Europol, arrestohen 18 persona, në mesin e tyre edhe shqiptarë
Europol sqaron se anëtarët e organizatës kriminale të arrestuar dhe të marrë në pyetje nga policia janë me origjinë nga tetë vende, si Shqipëria, Kroacia, Gjermania, Spanja, Armenia, Serbia, Siria dhe Turqia
Një operacion ndërkombëtar ka sjellë arrestimin e 18 personave, ndërkohë që janë vënë në ndjekje penale edhe nëntë të tjerë.
Operacioni është zhvilluar nga Guardia Civile në Spanjë dhe Shërbimi gjerman i Doganave dhe është mbështetur nga Europol, i cili ka shkatërruar një grup kriminal të organizuar që merrej me trafikun e drogës dhe aktivitetet e tjera të paligjshme në të gjithë BE-në.
Europol sqaron se anëtarët e organizatës kriminale të arrestuar dhe të marrë në pyetje nga policia janë me origjinë nga tetë vende, si Shqipëria, Kroacia, Gjermania, Spanja, Armenia, Serbia, Siria dhe Turqia, shkruajnë mediat shqiptare.
Nga operacioni janë sekuestruar rreth një ton marihuanë, 212 000 euro para të gatshme, armë zjarri, municion dhe tetë automjete, përcjell albinfo.ch.
Grupi kriminal trafikonte marihuanë nga Spanja në vendet e tjera të BE-së, veçanërisht në Gjermani, nëpërmjet një rrjeti qelizash të themeluar në Malaga dhe Granada, Spanjë, orkestruar nga Bremeni në Gjermani.
Faza e parë e operacionit u përqendrua në çmontimin e dy fabrikave të marijuanës të zbuluara në jug të vendit, ku u konfiskuan gati 100 kilogram marihuanë dhe 172 000 euro në para të gatshme. Dy oficerë të Gardës Civile u plagosën rëndë kur arrestuan një nga anëtarët e bandës.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë











