Lajme
Operacioni policor: 2.1 milionë euro pasuri nga Zvicra vunë në Tiranë
U vihet në sekuestro preventive
Një shtetas kosovar dhe një tjetër nga Polonia, të cilët jetonin në Zvicër janë nën hetim për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash” ndërsa në Shqipëri kishin ngritur pasuri me vlerë 2.1 milionë euro, transmeton oranews.tv.
Duhet theksuar se 50 vjeçari nga Kosova dhe 47 vjeçari nga Polonia, të dy banues në Olten të Zvicrës rezultojnë pronarë të 3 apartamenteve dhe një njësie tregtare në një nga rrugët kryesore të Tiranës, si dhe 5.500 metra2 tokë në Radhimë të Vlorës e 6 makinave të prodhimeve të fundit, përcjell albinfo.ch.
Sipas një raporti, ata kishin edhe asete në një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave dhe llogari bankare në shumën 240.000 euro dhe 210.000 franga zvicerane;
Operacioni policor u kodua “Asetet”
Sipas informacioneve, thuhet se shtetasit nga Zvicra- Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në ngarkim të shtetasve, përcjell tutje albinfo.ch.
-H. L, 50 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Olten, Zvicër;
-R. A. S 47 vjeç, lindur në Poloni, dhe banues në Olten, Zvicër;
H.L “është nën hetim nga Prokuroria e qytetit Solothurn, Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash”. Ky shtetas është i njohur për veprimtari kriminale në Zvicër, pasi është dënuar nga Gjykata e Olten-Gosen/So, më datë 26.11.2011, për veprat penale “Zhvatje me dashje”, “Sulm”, “Shtrëngim për dhënie pasurie”,“Shkelje e ligjit për armët”, të ndodhura në kohë të ndryshme.”
Shtetasi R. A. S “është në kërkim kombëtar në Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash” informoi sot policia e Shtetit.
Hetimi- Në bazë të materialeve të dërguara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë bëri regjistrimin e procedimit penal, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.
Pas një pune të mirorganizuar të strukturave të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe plan-operacionit “Asetet”, u bë e mundur që të sekuestrohen asete dhe llogari bankare në shumën 2.1 milionë euro.
Pasuritë e sekuestruara
- 3 apartamente në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Njësi tregtare e ndodhur në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Sipërfaqe toke, afërsisht 5.500 m2, në Radhimë, Vlorë;
- Asete të një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave;
- Llogari bankare pranë bankave të nivelit të dytë, në shumën 240.000 euro dhe 210.000 franga zvicerane;
- 6 automjete të markave të ndryshme, prodhime të viteve të fundit;
Policia informon se vijon puna për të zbuluar asete (prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo të bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet kriminal.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?














