Sport

Operohet Zeneli, mungon ndaj Ukrainës dhe Islandës

Ylli i Heerenveenit, Arbër Zeneli njoftoi për operacionin e suksesshëm përmes rrjeteve sociale

Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, është operuar me sukses pas lëndimit që pësoi së fundmi dhe do të mungojë zyrtarisht në ndeshjet e Kosovës ndaj Ukrainës dhe Islandës në kualifikimet për Botëror.

Ylli i Heerenveenit njoftoi për operacionin e suksesshëm përmes rrjeteve sociale.

“Operimi shkoi mirë, tanido të pushoj dhe më pas t’i kthehem punës për t’u kthyer në formë. Vërtetë dua të falënderoj të gjithë për mesazhet! Kjo ka vlerë të madhe për mua”, ka shkruar Zeneli në Instagram, përcjell Albinfo.

Zeneli vlerësohet si mungesë e madhe për Kosovën.