Shqipëria
Opozita: Lëvizja studentore, leksion për të gjithë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një takim që ka pasur me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim ka komentuar protestat masive të organizuara ditët e fundit në Tiranë nga studentët, duke thënë se ajo nuk është e një partie politike, transmeton albinfo.ch.
“Lëvizja studentore është një lëvizje kombëtare. Me lëvizjen studentore nuk mund të luajë askush. Lëvizja studentore është një realitet për të dhënë mësim. Lëvizja studentore është lëvizje e PS-së, PD-së dhe atyre pa parti. Lëvizja studentore nuk është një parti politike, ashtu si ato grupet e paguara nga Rama për t’i përçarë”, u shpreh Kryemadhi.
Më tej ajo shton se studentët i dhanë një leksion asaj dhe të gjithë politikanëve. Po ashtu 8 Dhjetori, Dita e Rinisë, ka mbledhur anëtarët e Partisë Demokratike në ambientet e Qytetit Studenti, aty ku 28 vjet më parë filloi edhe lëvizja studentore që solli edhe rrëzimin e diktaturës komuniste, e pluralizmin në Shqipëri.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se kjo është dita ku ne nderojmë studentët e dhjetorit. Po ashtu ai u ka dhënë mbështetje studentëve protestues që të vazhdojnë betjen e tyre.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?














