Shqipëria
Opozita padit Ramën për rastin e Xhisiela Malokut
Shefat e grupeve parlamentare të deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste kanë dorëzuar në kallëzim penal në Prokurori kundër kryeministrit Edi Rama për kërcënim ndaj oficerit të policisë Emiliano Nuhu.
Edmond Spaho dhe Petrit Vasili njoftuan se kallëzimi i Kryeministrit ka lidhje me çështjen e Xhisiela Malokut.
Spaho i PD-së ka thënë se me deklaratën e dhënë para pak ditësh mbi kryeministrin Rama rëndojnë 3 vepra penale, për të cilat tha se dënohen nga 2 deri në 4 vjet burgim, përcjell albinfo.ch.
“Rama kërcënoi oficerin Nuhu, me këtë deklarim publik. Ka ndërhyrë në hetim, duke e paracaktuar hetimin. Mbi Ramën rëndojnë 3 vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës dhe kanosjes për të mos kallëzuar”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












