Kosova
Opozita thotë se vendi ndodhet në një moment kritik, kërkon bashkëpunim me ndërkombëtarët
Krerët e partive opozitare kanë takuar emisarët ndërkombëtar Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar në kuadër të diskutimeve për shtensionim të situatës në Veri të Kosovës.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se u diskutua për zhvillimet e fundit dhe kanë dëgjuar qëndrimet amerikane dhe evropiane për situatën e krijuar në veri.
“Është e vërtetë që situata aktuale është shumë shqetësuese, ne po shohim që nuk ka një lëvizje përpara, ka një situatë e cila është duke e dëmtuar Kosovën në kuptimin e raporteve të saj ndërkombëtare, në radhë të parë me partnerët strategjikë, andaj kërkuam dhe shprehem gatishmërinë tonë që të luajmë rolin tonë shtetëror për të ruajtur relacionet tona me SHBA-në në radhë të patë dhe shtetet e BE-së”, është shprehur Krasniqi, përcjellë albinfo.ch.
Ai është pyetur nëse e mbështetë idenë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, u shpreh se nuk janë diskutuar tema konkrete.
“PDK-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë këtyre ditëve, sidomos pas të premtes kur Qeveria, pa konsultim, në mënyrë të fshehur e pa koordinim ka ndërmarr veprime të cilat e kanë sjellë në këtë situatë”, tha Krasniqi, derisa ka bërë përgjegjës edhe një herë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për dëmtim të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar.
Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se Kosova gjendet në një moment kritik që nuk është parë më herët.
“Jemi në një situatë shqetësuese për Republikën e Kosovës dhe për më tepër të paqartë. Shqetësuese për shkak të gjendjes se relacioneve që Kosova i ka me aleatët e saj, e të paqartë për shkak të mungesës së planit dhe gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës për dakordim me aleatët. Në këtë fazë Kosovës i mbetet të sheh dhe pasojat që mund të vijnë nga një delegacion tillë, nga SHB-ja, BE-ja dhe nga NATO-ja. Një gjendje të tillë e kemi vështirë ta pranojmë si LDK, si parti politike opozitare me numër të kufizuar të deputetëve në kuvend. Veprimet tona do të jenë publike…Shpresoj të reflektojë i njëjti (kryeministri Kurti)”, shtoi ai, përcjellë albinfo.ch.
I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor kanë takuar edhe Listën Serbe, por nuk janë deklaruar për media pas takimi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër














