Futboll
Opsione të shumta për Zhegrovën
Ylli i ri kosovar e preferon qëndrimin në Bazel, por për të ka interesime edhe nga Anglia, Franca, Italia e nga Gjermania.
E ardhmja e Edon Zhegrovës ka mbetur ende pezull.
Ylli i ri kosovar aktualisht është i huazuar në Bazel, por klubi zviceran nuk duket i interesuar për ta blerë kartonin e tij.
Sidoqoftë, 21-vjeçari pritet të rikthehet përkohësisht në Genk gjatë kësaj vere.
Mediumi “DTT-Net” njofton se dëshirë e përfaqësuesit kosovar është qëndrimi në Bazel, përcjell Gazeta Express.
Por, edhe nëse nuk ndodh kjo, Zhegrova nuk ka arsye të brengoset.
Kjo pasi futbollisti ofensiv ka plot opsione të tjera në dispozicion.
Mediat franceze shkruajnë se interesim për futbollistin e krahut kanë shfaqur katër klube franceze: Olympique Marseille, Olympique Lyon, Lille e Nantes.
Por, ish-futbollistin e Prishtinës e pëlqejnë edhe klubet angleze, Chelsea e Wolverhampton.
Po ashtu, flitet se për Zhegrovën interesim kanë shfaqur edhe klubet gjermane dhe ato italiane.
Menaxheri i futbollistit, Marc Van Osselaer, ka thënë se kampionati francez momentalisht do të ishte ideal për zhvillimin e Edonit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












