Lajme
Organizata austriake, 50 mijë euro për Handikos-in
Kontingjenti përmbante karroca për invalidë, inventar tjetër statik, rroba të ndryshme, shëtitore, shtretër medicinal dhe pajisje tjera përcjellëse
Në Gjilan ka ardhur kontingjenti i pajisjeve të ndryshme të cilat janë dedikuar për shoqatën Handikos dhe pajisje kontingjente-shtretër dhe material tjetër përcjellës për Spitalin Regjional, që janë financim i organizatës “Rumanienhilfe Gunskirehen” nga Austria, në vlerë mbi 50 mijë euro, njofton Komuna e Gjilanit, përcjell albinfo.ch.
Pas arritjes së donacionit, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka falënderuar donatorin, shoqatën dhe qytetarët e Austrisë.
“Ky është një kontingjent me pajisje të ndryshme që dedikohet për shoqatën Handikos dhe për Spitalin Regjional të Gjilanit. Pajisjet do të përdoren nga personat që kanë nevojë dhe tani këto për ne janë një obligim që t’i ruajmë me kujdes të veçantë. Vlera e përgjithshme e donacionit kalon shifrën 50 mijë euro”, ka thënë ndër të tjerash drejtori Nexhat Hajrullahu.
Ndërkohë, kontingjenti përmbante karroca invalidësh, inventar tjetër statik, rroba të ndryshme, shëtitore, shtretër medicinal dhe pajisje tjera përcjellëse.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













