Muzikë
Organizatorët, “të befasuar dhe trishtuar me anulimin e Alba Festival-it”
"Me befasi dhe trishtim të madh marrim vendimin e këshillit qeveritar për të tërhequr miratimin e dhënë për Festivalin Alba më pak se 48 orë para fillimit të festivalit", shkruajnë organizatorët
Siç ka njoftuar tashmë albinfo.ch, eventi më i madh shqiptar nën qiell të hapur “Alba Fest”, i planifikuar të mbahej në Cyrih më 4 dhe 5 shtator, është anuluar.
Qeveria e Kantonit të Cyrihut ka vendosur të revokojë miratimin e dhënë më herët për Festivalin Alba 2021, thuhet në një njoftim të kësaj qeverie, të publikuar të enjten pasdite.
Ekzekutivi i kantonit shpreh keqardhje për këtë hap, por duke pasur parasysh rrethanat, ai nuk pa asnjë alternativë për këtë.
“Një ngjarje e madhe si Festivali Alba shkakton stres shtesë në spitale. Këshilli qeveritar dëshiron të shmangë një barrë të tillë shtesë për spitalet në situatën aktuale të ndjeshme”, transmeton albinfo.ch.
Organizatorët “të befasuar shumë” me vendimin
Për më tepër, Festivali Alba i drejtohet kryesisht një komuniteti të prekur rëndë nga pandemia. “Rezultatet tregojnë se njerëzit që kthehen nga pushimet nga Ballkani janë më shpesh të infektuar me Covid sesa mesatarja.” Qeveria kantonale mendon se është detyrë e saj e kujdesit të kundërshtojë rrezikun aktualisht në rritje të infeksionit në këtë grup të popullsisë dhe ta mbrojë atë”, vazhdon njoftimi i qeverisë.
Ndërkohë, reagojnë edhe organizatorët. Ata kanë publikuar një deklaratë të parë në mbrëmjen e së enjtes, përcjell albinfo.ch. “Me befasi dhe trishtim të madh marrim vendimin e këshillit qeveritar për të tërhequr miratimin e dhënë për Festivalin Alba më pak se 48 orë para fillimit të festivalit. Ne tani po e shqyrtojmë këtë vendim nga pikëpamja ligjore dhe qëndrimin tonë do ta komunikojmë menjëherë”.
Qëndrimi i plotë pritet të kumtohet të premten.
Të martën, aktiviteti alternativ nën qiell të hapur “Frauenfeld Frauenfeldli”, i cili duhej të mbahej në mes të shtatorit, u anulua për të njëjtën arsye, trasnmeton albinfo.ch. Ndërkaq, edicioni i reduktuar i “Gampel Open Air “me 10.000 vizitorë në ditë, megjithatë, u zhvillua dy javë më parë, ashtu siç ishte planifikuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












