Lajme
Orhan Spahiu zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës
Kryetar u zgjodh Orhan Spahiu, ndërsa nënkryetarë: Remzi Durmishi dhe Hisni Zena. Janë zgjedhur edhe dy anëtarë të rinj: Mentor Bilalli dhe Adem Dërmaku
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka mbajtur më 14 maj 2022, mbledhjen e vet zgjedhore, në ambientet e Gemeinschaftszentrum Seebach, Zürich.
Pas hapjes së punimeve të mbledhjes, u raportua për aktivitetet gjatë këtij mandati, ku përfshihen reagimet në media të ndryshme, Java e kulturës shqiptare në Cyrih, pilotprojekti për shkollën shqipe në Baar etj.
Në vazhdim është bërë zgjedhja e kryesisë. Në kryesi u propozuan edhe 2 anëtarë të rinj: Mentor Bilalli (mjek, specialist) dhe Adem Dërmaku (artist, grafist), të cilët u votuan unanimisht nga të pranishmit.
Ndërsa janë rizgjedhur Gëzim Hasanaj, Jeton Kryeziu, Bedri Krasniqi, Ardian Retkoceri, Lurata Reci, Avni Binaku, Remzi Durmishi, Roland Wiprächtiger, Samir Zejneli, Rabit Redzepi, Hisni Zena dhe Orhan Spahiu.
Kryetar u zgjodh Orhan Spahiu, nërsa nënkryetarë Remzi Durmishi dhe Hisni Zena.
Orhan Spahiu është jurist i njohur dhe që nga themelimi, në kryesinë e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës. Për një mandat ka mbajtur po ashtu postin e kryetarit të këtij asociacioni.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën Aeroporti Basel-Mulhouse, i drejtuar bashkërisht nga Franca dhe Zvicra, ka njoftuar tetë destinacione të reja në... -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës













