Lajme
Origjina e Covid-19, shkencëtarët thuajse të sigurt që doli nga kafshët
Konkluzioni i shkenctarëve është që janë thuajse të sigurtë që Covid-19 doli nga një kafshë
Covid-19 nuk doli nga laboratori. Është ky qëndrimi zyrtar që mbështetet nga 22 ekspertë të rëndësishëm të botës për koronavirusët dhe virusët gjenetikë. Ata paraqitën prova në një raport të publikuar online.
Konkluzioni i shkenctarëve është që janë thuajse të sigurtë që Covid-19 doli nga një kafshë. Dilemat e mëdha për origjinën janë të shumta, saqë kanë mbërritur dhe në Shtëpinë e Bardhë Amerikane, raporton CNN përcjell Albinfo.ch.
Shkenctarët thonë se është një rastësi që Covid-19 nisi në qytetin kinez me laborator virologjie.
Gjithashtu shtojnë se Wuhani u shndërrua në epiqendër pasi ka disa tregje për kafshët dhe është një vend tranziti për udhëtarët.
Ndërkohë, pista që koronavirusi I ri të ketë dalë nga laboratori është rrëzuar edhe nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët disa javë më parë publikuan rezultatet e një hetimi në Wuhan.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027











