Lajme
Ortek në Alpet franceze, vdesin 4 alpinistë
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në Alpet franceze. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, sipas të cilit ky bilanc është provizor, përcjell albinfo.ch.
Incidenti ndodhi në akullnajën Armancette, pranë malit të Bardhë në Francën juglindore, rreth mesditës së ditës së djeshme.
Mendohet se viktimat rezultojnë të jenë mes një grupi alpinistësh, ndërsa sipas zyrtarëve nga prefektura Haute-Savoie, numri i të plagosurve është nëntë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe të dashurit e tyre.
Para incidentit, vendpushimi pranë skive Contamines-Montjoie publikoi një video në mediat sociale që tregonte një mur të madh dëbore që zbriste nga Dômes de Miage, pjesë e së cilës është edhe akullnaja.
Resorti u bëri thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm nëse po dilnin jashtë pistave të përgatitura të skive.
Zyrtarët paralajmëruan se mund të bjerë edhe një ortek tjetër.
E-Diaspora
-
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri Këngë dhe valle shqiptare për Pavarësinë e Kosovës në Kapfenberg dhe Graz... -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike












