Kosova
Osmani: Arbëreshët e Italisë, pjesë e çmueshme e identitetit dhe kulturës shqiptare
Kryetari i Komunës arbëreshe të Strigarit, Damiano Baffa, po zhvillon një vizitë në Kosovë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetarin e Komunës arbëreshe të Strigarit, Damiano Baffa.
Sipas presidentes Osmani, identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e çmueshme e identitetit dhe e kulturës shqiptare.
Në këtë kontekst, Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për ruajtjen e identitetit arbëresh si dhe përmirësimin e pozitës së tyre në shtetin italian.
Në takim u diskutua mbi mundësinë e bashkëpunimit të Strigarit me komunat e Kosovës në funksion të promovimit të kulturës arbëreshe në Kosovë dhe anasjelltas, si dhe ruajtjes së trashëgimisë e shkëmbimeve kulturore.
Edhe kryeministri Albin Kurti priti në takim kryetarin e Strigarit, Damiano Baffa, komunë kjo arbëreshe në rajonin e Kalabrisë dhe në afërsi të qytetit Kozenca, në jug të Italisë.
Në takim u diskutua mbi mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Strigarit dhe komunave arbëreshe me komunat e Kosovës, në projekte të cilat prekin veçanërisht fushën e kulturës.
Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe në organizimin e aktiviteteve për promovimin e kulturës arbëreshe në Kosovë dhe anasjelltas, por edhe seminare të përbashkëta për të thelluar dijen mbi njohjen e rolit të rëndësishëm të arbëreshëve.
Kryetari Baffa tha se ndihet i nderuar dhe i lumtur që ndodhet në Kosovë, e ku vlerësoi pritjen kushtuar tij, të cilën e cilësoi të jashtëzakonshme. Ai shtoi se komuniteti i arbëreshëve në Itali, në zonën e Kalabrisë, që 600 vjet ruajnë traditën, kulturën e gjuhën arbëreshe.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Baffa i dhuroi kryeministrit Kurti librin me poezi të autorit arbëresh Giuseppe Serembe dhe e ftoi për një vizitë në Strigari dhe komunat arbëreshe.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












