Kosova
Osmani drejtuar ushtarëve të FSK-së: Po dëshmoni çdo ditë se Adem Jashari jeton në secilin prej jush
Presidentja Vjosa Osmani u tha ushtarëve dhe eprorëve të FSK-së se secili prej tyre po e dëshmon se komandanti legjendar Adem Jashari jeton në secilin prej tyre, përcjell albinfo.ch.
“Të dashur ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, ju me angazhimin tuaj vetëmohues, me shërbimin tuaj të shquar dhe nivelin e lartë të disiplinës dhe profesionalizmin, po dëshmoni se keni mishëruar në personalitetin dhe karakterin tuaj vlerat më të larta”, tha ajo.
“Po dëshmoni çdo ditë se Adem Jashari jeton në secilin prej jush, dhe se amantin e tij do ta ruani në çdo pëllëmbë të Kosovës”, shtoi Osmani mes tjerash.
Ajo kështu u shpreh në ceremoninë që po mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve Që nga fundi i vitit 2025, Swiss Federal Railways ka lejuar pasagjerët të rezervojnë paraprakisht ulëset... -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët -
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ











