Kosova
Osmani e Begaj ngushëllojnë liderët dhe popullin portugez për tragjedinë në Lisbonë
Aksidenti tragjik me tramvaj në Lisbonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime udhëheqësve dhe popullit të Portugalisë pas ngjarjes tragjike në Lisbonë të mërkurën, kur një tramvaj elektrik ka dalë nga shinat duke lënë të vdekur të paktën 17 persona.
Osmani ka shkruar në X se populli i Kosovës qëndron me miqtë e saj portugezë.
“Shprehim solidaritetin me presidentin Marcelo Nuno Duarte Rebelo de Sousa, kryeministrin Luís Montenegro dhe popullin e Portugalisë, pas aksidentit tragjik me trenin Gloria në Lisbonë. Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me miqtë tanë portugezë”, ka shkruar Osmani.
Aksidenti tragjik ka lënë edhe më shumë se 20 të lënduar, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, reagoi për ngjarjen tragjike në Lisbonë, ku në incidentin e një tramvaji mbetën me dhjetëra të vrarë e të plagosur.
Kreu i shtetit përcolli një mesazh ngushëllimi për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, duke u shprehur: “Ngushëllimet e mia më të thella për familjet që kanë pësuar një humbje të tillë”.
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja












