Kosova
Osmani e Erdogan biseduan për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi
Presidentja e vendit Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në SEECP në Antalya të Turqisë, ka takuar edhe presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan. Osmani ka thënë se në këtë takim me homologun e saj turk ka diskutuar për raportet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha.
Ndërsa e ka falënderuar për përkrahjen që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya.
“Në një takim shumë përmbajtjesor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha. E falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya”, ka shkruar Osmani në faqën e saj në Facebook.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Heppenheim të Gjermanisë Një hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar në mërgatë... -
Ekspertë ndërkombëtar diskutojnë rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik -
Valdete Hoti nderohet për kontributin në ruajtjen e kujtesës së gjenocidit në Kosovë -
Turqi
Kompanitë nga Kosova prezantojnë produktet në panairin ndërkombëtar të industrisë së modës në Turqi -
Bazel
Këto kompani kosovare po prezantohen me shumë sukses në Swissbau 2026
Jeta në Zvicër
-
Nuk ka akuza në hetimin zviceran mbi abuzimin në Kishën Katolike Prokurorët në qytetin zviceran të St. Gallen kanë përfunduar një hetim mbi pesë ankesa për abuzim... -
Kantoni i Baselit konfirmon rritjen e mungesave të nxënësve në shkolla -
Pa borë, bizneset kërkojnë orar të shkurtuar -
Sondazh: Shumica e zviceranëve mbështesin neutralitetin, por edhe furnizimin e Ukrainës me armë -
Studim mbi kanabisin: Variacione të mëdha në tregun e zi në Zvicër














