Kosova
Osmani: Gratë e Kosovës kishin rol vendimtar në procesin e shtetndërtimit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në kuadër të Panelit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, diskutoi për rëndësinë e kësaj agjende. Përkrah Zëvendës Presidentes së Republikës së Kolumbisë, Francia Elena Márquez, Ministres Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Svenja Schulze, dhe lideres së opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya, Osmani foli për shembullin e jashtëzakonshëm të grave të Kosovës si bartëse dhe pjesëmarrëse aktive në procese historike në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Ajo përmendi aktivizmin e pashoq të grave të Kosovë përgjatë një trajektoreje strategjike në vend, nga koha e rezistencës paqësore të viteve të 90-ta, përgjatë luftës çlirimtare, si dhe të gjitha fazat e shtetndërtimit. Presidentja Osmani potencoi se gratë e Kosovës janë vetë sinonimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke qenë se ato e kanë jetësuar atë ndër vite.
Duke folur për shembujt e suksesshëm të implementimit të kësaj agjende në Kosovë, Presidentja Osmani theksoi se angazhimi ka qenë i gjithanshëm, duke përfshirë rolin e jashtëzakonshëm të shoqërisë civile, por edhe përgjegjshmërinë e lartë institucionale. Ajo theksoi se janë mbi 20 mijë gra të dhunuara në Kosovë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit. Në këtë kontekst, ajo vlerësoi edhe rëndësinë e madhe që ka pas themelimi i Komisionit për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë për të ndihmuar rikuperimin dhe trajtimin e duhur të të mbijetuarave pas përfundimit të luftës.
Ajo theksoi që për shkak të historisë së Kosovës dhe rolit aktiv të grave ndër vite në procese të paqes dhe lirisë, Kosova mund të shihet fare lehtë si epiqendër e diskutimeve strategjike mbi Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ajo përmendi edhe rëndësinë e organizimit të Forumit të parë ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, i cili synohet të bëhet një ngjarje tradicionale me qëllim të rrjetëzimit dhe shkëmbimit të shembujve të suksesshëm të implementimit të kësaj agjende anembanë botës.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











