Kosova
Osmani: Jam e bindur se njohja për Kosovën do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë na Samitin për Ukrainën që u mbajt këtë të mërkurë në Tiranë.
Ajo për media ka thënë se është e bindur se njohja nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren e saj ndaj Rusisë.
“Janë çështje bilaterale. E kemi bërë gjithmonë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, gjendje lufte dhe po lufton për lirinë e saj, pavarësinë e saj dhe vlerat që janë aq të rëndësishme për secilin prej nesh. Jam e bindur se ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, aty do të ofrohet mbështetja e Kosovës për Ukrainën.
“Ka rëndësi sepse do të kemi mundësi që si aleatë në vlera të japim gjithë mbështetjen tonë për Ukrainën siç kemi bërë që nga dita e parë e invazionit të paprovokuar dhe ilegal të Rusisë ndaj Ukrainës, duke vendosur sanksione, duke mbështetur qytetarët e Ukrainës, duke mbështetur ushtrinë ukrainase. Do ta bëjmë edhe tash e tutje. Sot në Samit do të flas për hapat konkret që Kosova po i merr në këtë drejtim dhe natyrisht do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës”, ka thënë Osmani.
Për çështjen e përpalljes me liderë të Serbisë, Osmani ka thënë se “gjithmonë do të kemi ballafaqime me ta sepse për fat të keq ata jetojnë në të kaluarën”./Koha.net
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











