Kosova
Osmani: Kroacia e kupton më së miri sfidën me të cilën po përballet Kosova
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë me homologun e saj kroat, Zoran Millanoviq, ka thënë se Kosova është me fat që ka aleat Kroacinë. Osmani potencoi se e Kosova dhe Kraocia ndajnë vizion të përbashkët euroatlantik për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimin e palëkundur për arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta, përcjell albinfo.ch.
“Kosova është e vendosur të ecë përpara dhe në këtë rrugë ne jemi me fat që kemi alet si Kroacinë. Kroacia dhe presidenti Milanoviq kanë vazhduar të jenë zëri ynë në forume ku nuk jemi prezent”, u shpreh Osmani.
Presidentja e përmendi edhe agresionin e Serbisë në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke thënë se Kosova po përballet me situatat më të rënda në 25 vjetët e fundit. “Kosova në periudhën fundit po përballet me situatat më të rënda në 25 vitet e fundit, shkaku i veprimeve hibride nëpërmjet aktivitete dhe agresionit të sponsorizuara dhe urdhëruar nga Serbia, shpresoj se partnerët tanë ndërkombëtar do të dëshmojnë qartësi strategjike dhe veprime të vendosura për ta ndaluar përpjekjen e Serbisë për destabilizim jo vetëm të Kosovë por gjithë rajonit”.
“Ka pak shtete në Evropë që e kuptojnë sfidën që ne po përballemi në Kosovë, më mirë se Kroacia. Kroacia në fillim të viteve 90-ta u përball me matricë të ngjashëm të agresionit, atëherë nga regjimi i Millosheviqit, duke u përballur me grupet paramilitare serbe që kishin mbështetje politike, financiare, organizative, ushtarake nga regjimi i atëhershëm në Beograd, siç ka qenë rasti deri më tani, presim mbështetje të vazhdueshme të Kroacisë në ballafaqim me këtë sfidë të rëndë të sigurisë”, potencoi presidentja Osmani.
E-Diaspora
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit
Jeta në Zvicër
-
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike Gjimnazistja shqiptare nga Wili, Emily Munishi, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj... -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11”












