Kosova
Osmani, Kurti e Konjufca: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari
Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në nderim të komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra
Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në nderim të komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve që ranë në Drenicë për lirinë e Kosovës më 30 prill 1999, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e rastit, presidentja Vjosa Osmani tha se heroi Kodra ishte “dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari”.
“Bashkë me të, jo vetëm që themeluan bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por zhvilluan trajnime në Shqipëri, për të qenë gati për ta mbrojtur atdheun”, tha Osmani.
Ajo theksoi se sulmet e regjimit gjenocidal të Serbisë mbi fshatrat e Drenicës kishin për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar.
“Përballë regjimit kriminal të Serbisë, Ilaz Kodra me bashkëluftëtarë qëndruan të vendosur për të luftuar për idealet e lirisë, drejtësi dhe dinjitet shtetëror”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Fjalë të rastit mbajti edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti tha se oda e familjes Kodra u bë bazë e grupeve të armatosura, që e rriti UÇK-në.
“Aty u diskutuan dhe u organizuan aksione dhe aktivitetet nga Ilaz Kodra, Zenun Kodra, Fadil Kodra, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Sahit Jashari, Musa Jashari, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Nuredin Lushtaku, Sami Lushtaku, Fehmi Lladrovci, Ramiz Lladrovci”, tha Kurti.
Ai theksoi se gjatë sulmit të parë në Prekaz mbi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari më 30 dhjetor 1991, Ilaz Kodra me shokë kishin rezistuar me armë ndaj forcave serbe.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim të heroit Ilaz Kodra, e ka përshkruar rolin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për çlirim.
“Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK-së, e cila i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtrime të lavdishme në krye me komandantin legjendar Adem Jashari”, është shprehur Konjufca.
“I frymëzuar nga fryma patriotike, Ilaz Kodra nuk kishte asnjë iluzion se Kosova mund të çlirohej pa luftën e armatosur, prandaj u bashkua me Adem Jasharin, Hamëz Jasharin, Zahir Pajazitin dhe të tjerë në njësitin e parë ushtarak që ishte bërthama e UÇK-së”.
Konjufca ka vazhduar se ky grup patriotësh i përkasin kronikës më të lavdishme të historisë së Kosovës.
“Nuk kishte betejë në Drenicë dhe rrethinë ku Ilaz Kodra nuk kishte marrë pjesë. Ne u falemi me nderim që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës nga Serbia”.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












