Lajme
Osmani: Mospërmbushja e premtimeve, e teston besueshmërinë e Bashkimit Evropian
Presidentja, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel në konferencë të përbashkët për media ka falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Dua ta falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, për investimet në fuqizimin e demokracisë, fuqizimin e shoqërisë civile, fuqizimin e sundimit të ligjit, për investimet në fushën e infrastrukturës, në të gjitha aspektet ekonomike, por edhe të jetës së përditshme”, tha ajo.
Osmani theksoi se mospërmbushja e premtimeve në raport me rajonin, sipas saj, e teston besueshmërinë e BE-së.
“Mospërmbushja e premtimeve në raport me rajonin tonë, e teston besueshmërinë e Bashkimit Evropian, duke lënë nganjëherë edhe hapësirë për ndikim të jashtëm”, deklaroi Osmani.
Sipas saj, ka ardhur koha që Kosova dhe BE-ja të ngrisin marrëdhëniet në nivel më të lartë.
“Ka ardhur koha që t’i ngrisim marrëdhëniet tona ndërmjet vendit tonë dhe institucioneve evropiane në një nivel më të lartë, prandaj e mirëpres vizitën tuaj, zoti president, si një hap i rëndësishëm në drejtim të duhur”, ka thënë Osmani.
Osmani tutje theksoi se Kosova gjendet përball një situate të re në Evropë, duke thënë se Kosova ka nevojë për angazhim të mëtutjeshëm për të arritur objektivin e përbashkët për një Evropë të bashkuar.
“Siç e dini, sot ne jemi përball një situate të re në Evropë, me dinamika dhe prioritete të reja politike, përderisa jemi plotësisht të përkushtuar për synimet tona për kontinentin, kemi nevojë për angazhim të mëtejshëm se si të arrijmë objektivin tonë të përbashkët për një Evropë të bashkuar të lirë dhe në paqe”, deklaroi Osmani.
Presidentja më tej tha se Kosova ka nevojë që BE-ja urgjent të bëjë të qartë përspektivën evropiane të gjithë rajonit, e në veçanti të Republikës së Kosovës.
“Dua t’ ju siguroj se populli dhe shteti i Kosovës do të mbetet stoik në refuzimin e ndikimeve ruse dhe ndikimeve të tjera të rrezikshme, por kemi po ashtu nevojë urgjente që edhe BE-ja ta bëjë të qartë edhe një herë përspektivën evropiane të gjithë rajonit tonë, e në veçanti të Republikës sonë”, tha presidentja Osmani./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?












