Kosova
Osmani pret në takim Tony Blair
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blair.
Blair po qëndron në Kosovë për të shënuar 25 vjetorin e përfundimit të luftës.
“Mirë se vjen në Kosovën e lirisë, shpresës, demokracisë, Kryeministër Tony Blair! 25 vjet më vonë, trashëgimia juaj vazhdon. Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës!”, shkroi Osmani.
Në orën 10:10 Blair do të takojë kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Pas këtij takimi në orën 10:25 Blair do të marrë pjesë në seancën solemne ku do t’u adresohet deputetëve.
Në 10 e 45 Blair do të takojë edhe kryeministrin e Albin Kurti.
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, në 12:30 do të takohet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Me këtë rast, atij do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”.
Ndërkohë që në orën 13:00 mbahet ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Kryeqytetit” për Tony Blair.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











