Kosova
Osmani: Serbia po përdor taktikat ruse për të frikësuar Kosovën
Osmani për “The Sun Online”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “The Sun Online” ka folur për situatën në Ballkan, përcjell albinfo.ch.
Osmani ka deklaruar se Serbia po përdor taktikat ruse për të frikësuar Kosovën.
Sipas saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është “thellësisht i lidhur” me Putinin, duke shtuar se Serbia synon ta marrë territorin e Kosovës, ashtu siç bëri Rusia me Krimenë.
“Unë besoj se ai po tregon qëllimin e tij. Të gjitha këto tregojnë se është pikërisht i njëjti plan. Dhe gjuha që përdoret nga disa politikanë serbë është gjithashtu jashtëzakonisht e ngjashme me komentet e Putinit për Ukrainën”, ka deklaruar Osmani.
Tutje presidentja gjatë kësaj interviste ka deklaruar se ka kërkuar nga Perëndimi që të vazhdojë t’i mbështesë ata, duke paralajmëruar se një konflikt në Ballkan do të destabilizonte edhe më tej një Evropë tashmë të brishtë.
“Ky është një problem i largët. Paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë e lidhur me paqen në Londër, në Nju Jork, në Washington, në Paris, në Berlin, sepse historia tregon se mungesa e paqes dhe sigurisë në Evropë, është mungesë e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, dhe kjo mungesë paqeje dhe sigurie në Ballkanin Perëndimor do të thotë një Evropë e destabilizuar”, u shpreh Osmani për “The Sun Online”.
Osmani ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës, duke theksuar se forcat paraushtarake serbe dhe organizatat kriminale ndihmojnë në shkaktimin e dhunës në veri të Kosovës, me Rusinë që importon armë dhe uniforma ushtarake.
“Serbia ka mbështetur hapur këto grupe në veri të Kosovës dhe ka kryer krime, duke përfshirë kryerjen e krimeve kundër serbëve që jetojnë në veri”, ka thënë ajo.
Derisa ka folur për Planin Evropian, ajo ka thënë se janë absolutisht të zhgënjyer që njohja reciproke nuk përfshihet në mënyrë eksplicite në këtë marrëveshje.
Sipas saj, njohja reciproke është zgjidhja e vetme që mund të garantojë paqe dhe stabilitet afatgjatë.
“Ne jemi absolutisht të zhgënjyer që njohja reciproke nuk përfshihet në mënyrë eksplicite në këtë marrëveshje, sepse kjo është zgjidhja e vetme që mund të çojë në paqe dhe stabilitet afatgjatë. Serbia duhet të arrijë në atë pikë ku ata të kuptojnë se realiteti i Kosovës si shtet i pavarur sovran është një realitet që do të ekzistojë përgjithmonë, ne nuk do të kthehemi, kjo nuk do të ndryshojë”, ka deklaruar Osmani.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?












