Kosova
Osmani uron presidenten e Meksikës
Presidentja Osmani: Shpresojmë për mundësi bashkëpunimi mes vendeve tona
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e re të Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila fitoi në zgjedhjet e së dielës, përcjell albinfo.ch.
Osmani ka thënë se shpreson nën presidencën e Sheinbaumit, do të ofrohet mundësia për bashkëpunim të zgjeruar mes Kosovës dhe Meksikës.
“Urime Presidentes së zgjedhur Claudia Sheinbaum në zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Meksikës. Në një botë që përballet me shumë sfida, është frymëzuese t’i shohësh shumë gra që marrin role udhëheqëse. Shpresoj se presidenca e saj do të ofrojë mundësi për bashkëpunim të zgjeruar mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike bindëse.
Autoriteti zyrtar zgjedhor i Meksikës ka thënë se rezultatet paraprake treguan se ish-kryebashkiakja 61-vjeçare e qytetit të Meksikos fitoi midis 58% dhe 60% të votave në zgjedhjet e së dielës.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













