Kosova
Osmani: Veriu, sfidë për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë
Osmani në fjalimin vjetor flet për Veriun
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “ideja hegjemoniste” e Serbisë për vendosjen e trupave në Kosovë ka marrë fund më 12 qershor 1999, ditën kur kanë hyrë në Kosovë trupat paqeruajtëse të NATO-s, përcjell albinfo.ch.
Gjatë fjalimit vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Osmani tha se veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, “vazhdon të jetë sfidë, për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë”.
Ajo u zotua se institucionet e Kosovës janë të vendosura për të ofruar siguri për qytetarët e Kosovës që jetojnë në këtë pjesë, teksa tha se “bandave kriminale” nuk po u pëlqen vendosmëria e institucione për sundim të ligjit.
“Ata do të përballen me drejtësinë për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe kërcënimit dhe frikësimit të qytetarët”, tha Osmani.
Presidentja e Kosovës porositi se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë, që sipas saj, do të ishte garanci për paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Fjalimi vjetor i Osmanit vjen në të njëjtën ditë kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë për dërgimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore në Kosovë.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kundërshtojnë në mënyrë kategorike dislokimin e trupave serbe në Kosovë.
Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur që nga 6 dhjetori, pasi në veri të Kosovës janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.
Më 10 dhjetor, disa serbë lokalë ngritën barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb, që Kosova thotë se dyshohet për organizimin e “sulmit terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri më 6 dhjetor.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të barrikadave, teksa Qeveria e Kosovës ka thënë se po pret që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, t’i largojë barrikadat.
Ndryshe, subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, bojkotoi fjalimin e Osmanit, të cilën e akuzoi për përdorim “të gjuhës jounifikuese, tejet polarizuese dhe përçarëse”.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











