Kosova
OVL-UÇK me aksion para EULEX-it
“Duam t’iu tregojmë ndërkombëtarëve se po mbajnë peng njerëzit që sollën lirinë”
OVl e UÇK-së ka mbajur aksion para selisë së EULEX-it në 5 vjetorin e arrestimit të ish krerëve të UÇK-së , Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, përcjell albinfo.ch.
Në murin në hyrje të këtyre zyrave, është vendosur një baner me fytyrat e krerëve të UÇK-së.
Kryetari i OVL- UÇK-së, Hysni Gucati në këtë aksion tha se sot bëhen pesë vitë padrejtësi e pafajësi.
“Pesë vitë larg familjes e bashkëluftëtareve, pesë vite që shumë të dashurit e tyre kanë ndërruar jetë e ata nuk kanë qenë të pranishëm as për ‘u dhënë lamtumirën e fundit, pesë vite që burrat e lirisë po mbahen të mbyllur për një luftë që solli paqen dhe lirinë për shtetin tonë. Ne sot kemi dalë t’i tregojmë UNMIK-ut, EULEX-it dhe ndërkombëtarëve që jeni duke i mbajt peng njerëzit i keni kindnapuar ata njerëz të cilët sollën lirinë paqen dhe demokracinë në vend.”, tha ai.
Më tej ai tha se UÇ ka bërë luftë të drejtë.
“EULEX-i dhe njerëzit e EULEX-it tentojnë që luftën çlirimtare të Kosovës ta barazojnë me hordhitë serbe çetnike paramilitare, ne nuk jemi ata njerëz”, tha ai.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg












