Lajme
Pabarazia sociale rritë rrezikun e kancerit
Rreziku nga paraqitja e kancerit po zvogëlohet në Gjermani, por një zhvillim tjetër e bën shumë të qartë një mospërputhje të rëndësishme, sepse ulja e rasteve të kancerit është më e theksuar në rajone më gjendje më të mira sociale sesa në vende të tjera.
Këtë konstatim e ka bërë ekipi i udhëhequr nga Lina Jansen nga Qendra Gjermane e Kërkimeve tëKancerit (DKFZ) në “International Journal of Cancer”, shkruan DW.
Shkencëtarët ekzaminuan të dhënat nga 48 milionë banorë në tetë lande të Gjermanisë dhe krahasuan diagnozat e kancerit midis vitit 2007 dhe 2018. Rezultati: pabarazia sociale po ndikon gjithnjë e më shumë në shkallën e rasteve të reja me kancer në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Studiuesit zbuluan se më pak njerëz janë sëmurë nga kanceri në këtë periudhë, por kjo rënie në shkallën e sëmundjeve është shumë më e vogël në rajonet me gjendje më të vështirë sociale.
Shkencëtarët kanë studiuar si sëmundjet nga kanceri në përgjithësi, ashtu edhe kancerin e zorrës së trashë dhe mushkërive – në veçanti tek meshkujt.
Studiuesit zbuluan se pabarazia sociale është rritur gjatë periudhës së vëzhgimit. Ndërsa në vitin 2007 burrat në rajonet më të pafavorizuara socio-ekonomikisht kishin një normë shtatë përqind më të lartë të rrezikut nga kanceri sesa burrat në rajonet më të pasura, kjo shifër u rrit në 23% në vitin 2018.
Derisa te gratë diferenca është rritur nga shtatë për qind në vitin 2007, në 20% në vitin 2018. Që do të thotë se është rritur dukshëm dallimi i të sëmurëve me kancer tek popullata më e varfër – si tek burrat ashtu edhe tek femrat, shkruan DW.
Faktorët individualë si papunësia, përqindja e njerëzve me mirëqenie apo me probleme sociale, si dhe shkalla e braktisjes së shkollës janë rritur dukshëm, varësisht nga rajoni dhe gjendja sociale e vendeve të studiuara.
“Faktorët socialë duket se luajnë një rol shumë më të madh në këto të dhëna sesa infrastruktura e përgjithshme”, thekson Lina Jansen nga Regjistri Epidemiologjik i Kancerit i DKFZ në Baden-Württemberg, përcjell albinfo.ch.
“Ndërmjet 30 dhe 50 për qind e kancereve mund të shmangen përmes një stili jetese të shëndetshëm, siç është moskonsumimi i duhanit dhe masat për ruajtjen e shëndetit publik, si për shembull vaksinimi kundër infeksioneve që shkaktojnë kancer”, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Parandalimi është strategjia afatgjatë me kostot më ulëta për të luftuar kancerin.
Përveç duhanit, OBSH rendit ndër rreziqet më të mëdha për paraqitjen e konacerit edhe konsumin e alkoolit, ushqimin jo të shëndetshëm, mungesën e stërvitjes dhe sportit, si dhe ndotjen e ajrit, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












