Lajme
Pacolli e dërgon “Grandin” në arbitrazh ndërkombëtar
Para disa vitesh, bashkë me disa biznesmenë të tjerë, Pacolli e kishte privatizuar hotelin “Grand”, mirëpo ky proces nuk kishte shkuar deri në fund. Kjo pasi, sipas Pacollit, atij i është kërkuar haraç për ta përmbyllur privatizimin e këtij hoteli
Kryetari i AKR-së dhe njëherësh pronar i kompanisë së fuqishme Mabetex-Mabco Construction, Bexhet Pacolli, e ka dërguar në arbitrazh ndërkombëtar kontekstin gjyqësor të hotelit “Grand” të Prishtinës. Pacolli pretendon se drejtësia kosovare nuk ka qenë e sinqertë lidhur me procesin e privatizimit të hotelit më të madh në Prishtinë, prandaj ai ka zgjedhur arbitrazhin ndërkombëtar për t’ia njohur të drejtën për, siç pretendon ai, pronën mbi hotelin “Grand”.
Para disa vitesh, bashkë me disa biznesmenë të tjerë, Pacolli e kishte privatizuar hotelin “Grand”, mirëpo ky proces nuk kishte shkuar deri në fund. Kjo pasi, sipas Pacollit, atij i është kërkuar haraç për ta përmbyllur privatizimin e këtij hoteli.
“Jam koshient se ka shumë thashetheme dhe mite por e vërteta është kjo dhe do të vërtetohet edhe në Uashington: Në këtë rast një palë është e dëmtuar që ka paguar mjetet ndërsa nga gjykatësit dhe grupet e korruptuara mafioze është e privuar nga e drejta e vet”, ka shkruar në faqen e tij në Facebook Pacolli, pasi ka bërë të ditur se kontekstin e hotelit “Grand” e ka dërguar në arbitrazh.
“Ndërmarrja e grupit Mabetex-Mabco Construction, në verën e 2007, duke mos pasur asnjë rrugëzgjidhje dhe as akses në ambientet e Grandit, hapi proces gjyqësor në Gjykatën themelore në Prishtinë, ku e mori verdiktin e drejtë të kësaj Gjykata, që t’i kthehet e drejta e pronësisë kësaj kompanie dhe të fillojnë punët. Por, grupet e lartpërmendura u ankuan në apel, dhe një gjykatës shumë mirë i njohur me emër dhe mbiemër, në mënyrë të pakuptueshme, duke mos përfillur asgjë, e kthen lëndën në shkallën e parë për rigjykim”, ka shkruar më tej Pacolli.
Ndryshe, Bexhet Pacolli vite më parë kishte deklaruar se lidhur me këtë çështje ai kishte pasur një konflikt verbal me ish-ministrin e Kulturës dhe ish-zyrtarin e lartë të LDK-së, Astrit Haraqinë, i cili, sipas Pacollit i kishte kërkuar haraç në mënyrë që ta mbyllte çështjen e hotelit “Grand”.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?










