Kosova
Pacolli kërkon “mirëkuptim” nga Podgorica për demarkacionin (video)
Ministri Pacolli ka thënë se do të bëjnë çmos që ky problem midis dy shteteve të zgjidhet në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit dhe në parimet e së drejtës ndërkombëtare
Ministri i Jashtëm dhe njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kërkuar të martën nga lidershipi në Podgoricë, që edhe një herë të rishikohet kufiri ndërshtetëror, pasi në Kosovës, siç ka thënë ai, versioni i vjetër nuk do të ratifikohet. Pacolli ka kërkuar nga shtetei fqin që të ketë mirëkuptim për këtë çështje.
Ndërsa homologun e tij malazez, ministri i Jashtëm, Srgjan Darmanoviq ka thënë se çështja e kufirit për Podgoricën është e mbyllur dhe është ratifikuar.
“Jemi këtu me mikun tim, kolegun, Srdjan Darmanoviç, për të konfirmuar ndjenjat më të forta të miqësisë së popullit kosovar, të qeverisë sonë, të shtetit të Kosovës ndaj popullit malazez, qeverisë dhe shtetit të Malit të Zi. Dua t’ju falënderoj në mënyrë të veçantë për mikpritjen dhe gatishmërinë e treguar për të organizuar në mënyrë të suksesshme vizitën time”, tha fillimisht Pacolli.
Kosova, siç tha Pacolli, i është mirënjohëse Malit të Zi për mbështetjen gjatë historisë së largët dhe të afërt, veçanërisht gjatë periudhës së luftës së fundit. “Midis dy popujve tanë ka lidhje tradicionale miqësie dhe bashkëpunimi, në nivel familjesh, individësh, komunash, institucionesh dhe partish politike”, tha ai.
Minoriteti malazez, sipas tij, është një urë e fuqishme miqësie, ndërsa tha se me homologun malazez, janë të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve.
“Ne e respektojmë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Malit të Zi dhe jemi të bindur se dhe Mali i Zi ushqen të njëjtin respekt ndaj nesh. Asgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njeri tjetrin”, deklaroi mes tjerash ministri Pacolli.
Gjatë takimeve që kishte, Pacolli kërkoi mirëkuptim nga Mali i Zi për demarkacionin. “Ne jemi të vetëdijshëm se është nënshkruar një marrëveshje, jemi të vetëdijshëm se ekziston një marrëveshje atje, por unë do t`ju kërkoj të konsideroni se kemi vështirësi që përbërja e parlamentit tonë është shumë e vështirë dhe se ratifikimi është i pamundur sot”, tha ai.
Shefi i diplomacisë malazeze, Sergjan Darmanoviq, përsëriti se çështja e demarkacionit me Kosovën për Malin e Zi është e kryer. “Unë besoj në institucionet e Kosovës dhe jam i bindur se do të marrin një vendim për ratifikimin”, tha Darmanoviq, sipas të cilit, “Mali i Zi ka durim dhe e kupton situatën në Kosovë”.
Gjatë vizitës së tij zyrtare Pacolli u takua edhe me ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin, kryeparlamentarin e Malit të Zi, Ivan Brajoviq si dhe me presidentin malazias, Filip Vujanoviq.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












