Kosova
Pacolli: Nëse e kalojmë pragun, rrimë në opozitë
Ndërkaq, duke folur për koalicionin me Nismën, Pacolli ka deklaruar se një grup parlamentar i përbashkët do të ishte i mirëseardhur
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë nëse koalicioni mes partisë së tij dhe Nismës Socialdemokrate e kalon pragun zgjedhor, preferon që ai të qëndrojë në opozitë.
“Nëse e kalojmë pragun, jam i mendimit që duhet të mbetemi në opozitë dhe të japim kontributin tonë nga bankat e opozitës”, deklaroi Pacolli në RTV Dukagjini.
Ndërkaq duke folur për koalicionin me Nismën, Pacolli ka deklaruar se një grup parlamentar i përbashkët do të ishte i mirëseardhur, mirëpo nëse kanë ide të kundërta, edhe mund t’i ndajnë rrugët.
“Do të shohim cilat janë synimet e Nismës dhe ato të AKR-së. Nëse ka elemente për bashkëpunim, ne do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen. Nuk besoj se do të ketë diçka të keqe që ne të kemi një grup parlamentar të përbashkët. Mirëpo, nëse e shoh se Nisma ka një synim tjetër, ne nuk do të prishemi, por do të ecim në rrugën tonë, ata në të tyren”, deklaroi Pacolli, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
















