Kosova
Pacolli takohet me Mogherinin, ia përmend vizat
“Liberalizimi i vizave është hapi vendimtar, që duhet kryer tani sepse ndikon fuqishëm në perspektivën e të rinjve kosovarë", deklaroi Pacolli
Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Pacolli ka kërkuar nga Mogherini që ta shpejtojë procedurën e liberalizimit të vizave sepse ndikon në perspektivën e të rinjve kosovarë, përcjell albinfo.ch.
“Liberalizimi i vizave është hapi vendimtar, që duhet kryer tani sepse ndikon fuqishëm në perspektivën e të rinjve kosovarë, që janë të edukuar mirë, me mendje të hapur dhe për një Kosovë me frymë të re evropiane”, është shprehur Pacolli.
Ndërkohë, Mogherini, i ka premtuar Pacollit se viti i dytë i mandatit të këtij Komisioni do të jetë vendimtar për integrimin evropian të rajonit, të Kosovës dhe pse jo për çështjen e liberalizimit të vizave në veçanti.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Pacolli ka takuar edhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të BE-së nga Parlamenti Evropian, Komisioni si dhe ishte pritur në selinë qendrore të NATO-s nga zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












