Shkurt.ch
Padia ndaj Azem Sylës është ngritur më 5 mars!
Prokuroria e përgjithshme e Solothurnit do të merret me rastin Azem Syla. Siç njofton gazeta “Aatrgauer zeitung”, fiondi i kompensimit ka ngritur tashmë padinë penale ndaj politikanit kosovar.
Këto të dhëna të publikuara së pari nga gazeta “SonntagsZeitung” i ka konfirmuar tashmë prokurori i lartë shtetëror i Solothurnit, Felix Bänziger.
Bazë për padinë është “shkelja e Ligjit Federal mbi kontributet suplementare dhe mashtrimi”, ka plotësuar Bänziger. Në një hap të parë do të shqyrtohet nëse do të udhëhiqet një procedurë penale formale ose jo. Vendimi frreth kësaj do të merret gjatë kësaj jave.
Aktpadia ka mbërritur në prokurorinë e përmendur më 5 mars, shkruan gazeta.
Fondi i përmendur fajëson Sylën se ai për rreth 9 vite ka marrë ndihmat suplementare në lartësi prej rreth 426 mijë frangash. Këto ndihma janë ndërprerë në shkurt të vitit 2011. Fondi, përmes padisë kërkon nga i padituri që të kthejë mbrapa 191 mijë franga nga shuma e përmendur.
Fakti që nuk kërkohet kthimi i shumës së plotë (426 mijë franga) mbështetet në rregullin sipas të cilit, në rastet të tilla duihetz kthyer vetëm shuma e përfituar gjatë pesë viteve të fundit.
Në përmbyllje, gazeta shkruan se Azem Syla duhet të lëshojë Zvicrën deri më 15 maj 2012. Ndërkaq Syla, nga ana e tij ka paralajmëruar se do ta drejtojë rastin e tij për gjykim në Gjykatën Federale të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave










